RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vaksinimi në Maqedoninë e Veriut do të fillojë me 200 mijë vaksina kineze

nga Venera Grabanica3 shkurt 2021

Vaksinimi anti-Covid në Maqedoninë e Veriut do të fillojë me 200.000 (200 mijë) vaksina nga Kina, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili nuk dëshiroi të tregojë datë të saktë se kur do të fillojë vaksinimi.

Tha se vaksinimi do të ndodh së shpejti, ndërkaq të parët që do t’i nënshtrohen atij, janë personeli mjekësor.

Prokurimi për vaksinën po bëhet drejtpërdrejt me kompaninë kineze, dhe si në rastin e vaksinës “Fajzer” nuk ka kushte të veçanta, përveç që ajo marrëveshje të mbetet në fshehtësi.

“Bëhet fjalë për negociata të ndërlikuara, me shumë detaje, sepse vetë kompanitë prodhuese gjenden nën trysni dhe janë të vërshuar me kërkesa nga e gjithë bota”, tha Filipçe.

Me “Fajzer”, ka njoftuar se negociatat po zhvillohen me selitë në Beograd dhe Romani, nga ku presin kompletimin e dokumentacionit, që Serbia të mund t’i eksportojë vaksinat në RMV./TV21

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →