Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të javës së ardhshme, do të mbaj mot kryesisht me diell, e ku temperaturat në disa qytete do të arrin deri në 37 gradë Celsius.
Sipas institutit, të hënën do të mbaj mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 31gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. E marte- Mot kryesisht me diell . Në fushat termike do të ketë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve për 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.









