Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Varlehyi reagon pas aksidentit në Bullgari: Lajm i tmerrshëm

nga Venera Grabanica23 nëntor 2021

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varlehyi, reagoi pas aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Bullgari ku mbetën të vdekur 46 persona.
Varlehyi e cilësoi si një lajm të tmerrshëm duke ngushëlluar familjarët për humbjen e më të dashurve.
“Lajm i tmerrshëm për aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari në orët e para të mëngjesit. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë për familjet dhe miqtë e atyre që vdiqën, si dhe me njerëzit dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve”, shkroi Oliver Varlehyi në Twitter.
Një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore. Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha për mediat se “45 ose 46 njerëz vdiqën” në aksident ndërsa 7 pasagjerë u shpëtuan dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →