Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Varr i ri masiv pranë Mariupolit, tha zyrtari ukrainas

nga Egzona Mehmeti22 prill 2022

Një varr i ri masiv është raportuar pranë Mariupolit, tha këshilltari i kryebashkiakut të qytetit, Petro Andryushchenko.
Ai tha se zyrtarët kishin marrë informacion në lidhje me një  “vend varrimi masiv të banorëve të vrarë të Mariupolit në një përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve të luftës”.
BBC raporton se nuk ishte në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur pretendimin.
Andryushchenko u kërkoi gazetarëve të gjenin foto të varrit në imazhet satelitore dhe shtoi se ai ndodhej në rrethin Livoberezhnyy pranë varrezave të fshatit Vynohradne.
“Kjo dëshmon edhe një herë se pushtuesit po mbledhin dhe varrosin, ose djegin banorët e vdekur të Mariupolit në çdo lagje të qytetit”, shtoi ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →