Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim

nga Kaltrina Berila20 qershor 2025
Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim

Zëri i Kosovës u dëgjua fuqishëm në Kombet e Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Kështu tha Presidenca e Kosovës, e cila u përfaqësua nga Vasifje Krasniqi, si e Dërguar e Posaçme për Dhunën Seksuale gjatë luftës, e cila ndau rrëfimin e saj dhe të mijëra të mbijetuarve të tjerë.

“Duke përfaqësuar Zyrën e Presidentes si e Dërguar e Posaçme për Dhunën Seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi, ndau rrëfimin e saj dhe të mijëra të mbijetuarve të tjerë, duke i kujtuar botës se këto krime nuk harrohen dhe nuk duhet të mbeten të pandëshkuara”, thuhet në njoftim.

Tutje, presidenca tha se në këtë ngjarje, të organizuar nga Misionet e Përhershme të Shqipërisë, Ukrainës dhe Sudanit në OKB, Kosova dha mesazh të qartë se drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikt, nuk është zgjedhje por është detyrim moral dhe ndërkombëtar.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →