Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vazhdon takimi Kurti- Mustafa

nga B G14 dhjetor 2019

Do të diskutojnë për arritjen e marrëveshjes për koalicion

Ashtu siç është paralajmëruar, në orën 16:00 ka filluar takimi mes Liderit të Vetëvendose, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa në përpjeke për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Isa Mustafa kur arri në Kuvend për takimin me Kurtin por nuk u ndal të prononcohej për media.

Sot në takim mungon Vjosa Osmani nga LDK, e cila ishte e pranishme dje. Sot gjatë ditës ka pasur shkëmbime deklaratash në mes të dy figurave kyçe të LDK-së, Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, pasi ky i fundit e kritikoi pse ajo u paraqit dje në Kuvend në të njëjtën orë me Albin Kurtin.

Të dy subjektet politike sot kanë zhvilluar mbledhjet e kryesisë.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se nuk është asgjë e sigurtë që do të arrihet marrëveshja me LDK-në, përderisa Besian Mustafa nga LDK, pas mbledhjes se kryesisë ka thënë se kanë përafrime me Vetëvendosjen./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →