Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Vdes vëllai i presidentit Donald Trump

nga RTV2116 gusht 2020

Robert Trump, vëllai më i vogël i presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka vdekur në moshën 71 vjeçare. Lajmin e konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

“Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë”- tha në një deklaratë të shtunën Donald Trump. Mediat raportuan se Robert Trump ishte shtruar në një spital në New York në gjendje të rëndë, por nuk u bë e qartë se nga se vuante.

“Me hidhërim të thellë, njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, paqësisht u nda nga kjo botë. Ai do të jetë një mungesë e madhe, por ne do ta takojmë sërish. Kujtimet e tij do të mbesin të gjalla në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua shumë. Pusho në paqe”- ishin fjalët e presidentit Trump për humbjen e vëllait.

Edhe djali i Donald Trump, Eric bëri homazhe për Robertin. “Robert Trump ishte njeri i dashur dhe i fuqishëm. Ai do i mungojë shumë të gjithë familjes”- shkruan në Twitter Eric./kp/

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →