Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq edhe personi tjetër i aksidentuar në Prizren

nga Kaltrina Berila6 qershor 2025
Vdiq edhe personi tjetër i aksidentuar në Prizren

Personi i lënduar në aksidentin trafikut të datës 18 maj në Puskë të Prizrenit, me inicialet E. T., i moshës 25-vjeçare, ka ndërruar sot jetë në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datë 06.06.2025, rreth orës 08:35, Policia është informuar përmes telefonit nga QKUK se i lënduari në aksidentin e trafikut të ndodhur më 18.05.2025, në afërsi të fshatit Puskë, Prizren, E.T., 25-vjeçar, i cili ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në atë aksident. Për këtë informacion është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim”, ka thënë Bytyqi.

Kujtojmë se në aksidentin e njëjtë, kishte ndërruar jetë në vendngjarje edhe një 19-vjeçare nga Prizreni./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →