RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia deklarohet rreth vdekjes së të riut në autostradën “Arbën Xhaferi”: Nuk ishte shkaktar aksidenti

nga B G8 qershor 2025
Policia deklarohet rreth vdekjes së të riut në autostradën “Arbën Xhaferi”: Nuk ishte shkaktar aksidenti

(Lajm i përditësuar)


Policia deklarohet rreth vdekjes së të riut në autostradën Arbën Xhaferi: Nuk ishte shkaktar aksidenti

Polica e Kosovës ka dalë me komunikatë rreth vdekjes së të riut në autostradën Arbën Xhaferi.

Sipas policisë vikitma fillimisht ka pësuar aksident rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, por që sipas policisë vdekja e tij nuk ka ardhë si pasojë e aksidentit.

“Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç.Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës. Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit.”, thuhet në njoftim.

Derisa bëhet e ditur se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale.Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si:“Hetim mbi vdekjen”.Për informata shtesë, do të njoftoheni pasi të kryhen ekzaminimet e nevojshme nga hetuesit rajonal.”, përfundon njoftimi.


Vdiq një i ri në autostradën Kaçanik–Ferizaj

Një person raportohet se ka vdekur si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në autostradën Arben Xhaferi.

Lajmi u konfirmua nga Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës
“Me të marrë informacionin për aksidentin tragjik, ekipi ynë është mobilizuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, në autostradën Kaçanik–Ferizaj, për të ndihmuar në kërkimin e personit të aksidentuar.

Fatkeqësisht, viktima ka rënë nga një lartësi e urës dhe ka humbur jetën në vend. Ky është një moment dhimbjeje e pikëllimi për të gjithë ne.
Në këto çaste të rënda, jemi pranë familjes Halabaku me zemër e me lutje.
Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe i dhashtë forcë familjes për ta përballuar këtë humbje të madhe.”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.

Derisa për vdekjen e tij ka shkruar edhe Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi , i cili ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.

“I trishtë dhe tejet pikëllues ishte lajmi për vdekjen tragjike të të riut nga Pozherani, Ideal Halabaku.Në emrin tim dhe të institucionit që udhëheq, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për mikun tim Mufail Halabaku, familjen e gjerë Halabaku, miqtë dhe të afërmit e tij. Ngushëllime!”, ka shkurar ai në Facebook.

Lidhur me rastin portali rtv21.tv ka dërguar pyetje në policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjeve./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →