RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vdiq një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor

nga Kaltrina Berila12 qershor 2025
Vdiq një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor

Një 55-vjeçar është gjetur i vdekur në një pyll në fshatin Kotorr të Skenderajt.

Viktima dyshohet se ka vdekur pas rrokullisjes me traktor.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Ngjarja tragjike është raportuar në Polici sonte rreth orës 19:00.

“Sot me datën 12.06.2025 rreth ores 19:00 eshte raportuar se në fshatin Kotorr të Skemderajt, një person i moshës madhore derisa kishte qenë duke punuar në pyll është rrokollisur me traktor. Njesitë relevante kanë dalë në vendngjarje ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi në fjalë i moshës rreth 55 vjeçare është pa shenja jete”, ka thënë Pllana./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →