RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vëllai e bëri vëllain për spital në natën e vitit të ri

nga Egzona Mehmeti1 janar 2022

Policia ka informuar se mbrëmë në Ferizaj ka arrestuar një burrë, sepse pas një fjalosjeje e kishte shtyrë vëllain e tij në drejtim të shkallëve të shtëpisë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Beteja e Kosharës’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor. Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet K.K (M/K) 47 vjeçar, i cili pas një fjalosje me vëllain e tij e kishte shtyer në drejtim të shkallëve të shtëpisë duke i shkaktuar lëndime trupore, për këtë kishte pranuar edhe tretman mjekësor.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Sipas policisë, idyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →