Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vëllai i Liridona Ademajt: Dhimbja po na shtohet nuk gjejmë asnjë ngushëllim

nga Venera Grabanica4 qershor 2025
Vëllai i Liridona Ademajt: Dhimbja po na shtohet nuk gjejmë asnjë ngushëllim

Pak orë para mbajtjes së seancës gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, vëllai i saj, Leonardi, ka thënë se familjes po i shtohet dhimbja teksa ka uruar që gjykimi të përfundojë shpejt.

“Sot në ora 13.20 vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridonës tonë. I ftojmë mediat që ta përcjellin seancën. Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre. Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejt”, ka shkruar ai në Facebook.

Liridona ishte vrarë më 29 nëntor 2023 në Bërnicë të Prishtinës. Në rastin për vrasjen e saj akuzohen bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →