Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Vendet evropiane dëbojnë diplomatët rusë dhe oficerët e inteligjencës

nga Egzona Mehmeti29 mars 2022

Holanda dhe Belgjika njoftuan të martën se do të dëbojnë diplomatë rusë nga vendet e tyre.

Sipas Ministrisë së Jashtme holandeze, Holanda dëboi 17 oficerë të inteligjencës ruse. Ai bëri të ditur në një postim në Twitter se vendimi bazohej në informacionin nga shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë holandeze që i emërtonin oficerët rusë si kërcënim për sigurinë kombëtare. 

“Ky hap u ndërmor në koordinim me vendet e tjera me të njëjtin mendim”, shtoi ai.

Ministria e Jashtme ruse konfirmoi se 17 diplomatë u dëbuan, sipas medias shtetërore ruse TASS.

Belgjika tha se po dëbon 21 diplomatë rusë, të cilët janë identifikuar si të përfshirë në spiunazh dhe “aktivitete influencuese”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Sophie Wilmes, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Wilmes tha se diplomatët janë nga ambasada dhe konsullata ruse./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →