Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen dy persona

nga Gentrita Xhemajli30 maj 2026
Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen dy persona

Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren–Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai shtoi se Njësia e trafikut në autostradë është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes, kurse njëri shirit i lëvizjes është bllokuar përkohësisht.

“Në ora 09:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë (kilometri i 51-të). Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e trafikut e autostradës është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes. Njëri shirit i lëvizjes është bllokuar përkohësisht”, ka thënë Krasniqi./21Media

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →