RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vetaksident tragjik në Suharekë, humb jetën 52-vjeçari pas plagëve të rënda

nga Gentrita Xhemajli21 korrik 2026
Vetaksident tragjik në Suharekë, humb jetën 52-vjeçari pas plagëve të rënda

Një 52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 10:06 në fshatin Shirokë të Suharekës.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se në aksident është përfshirë vetëm një automjet, i cili drejtohej nga B.U., rreth 52 vjeç.

“Më datë 21.07.2026, rreth orës 10:06, është raportuar një vetaksident trafiku në fshatin Shirokë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Emergjencës së Suharekës. Në aksident është përfshirë automjeti që drejtohej nga B.U., mashkull rreth 52 vjeç, banues në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës. Si pasojë e vetaksidentit, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti ka pranuar trajtim mjekësor, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të pësuara. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar”, ka thënë ai.

Bytyqi bëri të ditur se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij vetaksidenti.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →