Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vetëvendosje reagon mbi ngjarjet në Maqedoni

nga B.K27 prill 2017

“Me shqetësim të madh po shohim në media ngjarjet që po zhvillohen në Maqedoni”

Lëvizja vetëvendosje në një reagim në Facebook është shprehur se  shpreson që z. Sela tashmë të jetë jashtë rrezikut, dhe që gjendja e përgjithshme në Maqedoni të mos shkojë drejt një grushti të shtetit apo drejt një konflikti të dhunshëm qytetar apo etnik.  Ndërsa ka shkruar se dhuna ndaj shqiptarëve në Maqedoni është dhunë ndaj cilitdo shqiptari edhe në Shqipëria Kosovë, ndaj ajo duhet ndalur.

“Kjo që po ndodh sot në Maqedoni është rezultat i drejtpërdrejtë i faktit se për hatër të stabilitetit pa drejtësi Gruevski është lejuar vazhdimisht të përdorë retorikë shoviniste e në të njëjtën kohë të vendosë besnikët e vet në pozita të larta e të ulëta në polici, ushtri e administratë publike, duke kapur shtetin. Stabiliteti pa drejtësi kudo e gjithmonë prodhon tirani dhe dhunë. Ndaj në Maqedoni e në vende të tjera të Ballkanit, duhet vendosur në prioritetin e vlerave shtet-formuese drejtësia, e cila është i vetmi themel për demokracinë e për stabilitetin. Drejtësi nuk mund të sjellin shovenët, racistët, hajnat e kriminelët” thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje qeverisë së Shqipërisë e të Kosovës që të ndërmarrin hapa të menjëhershme për të ruajtur shqiptarët e Maqedonisë.

“I bëjmë thirrje edhe faktorëve ndërkombëtarë të mos lejojnë instalimin e një diktature pro-ruse në Maqedoni” thuhet ndër të tjera në reagim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →