Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Vig Poppa tregon arsyen e mungesës së tij në muzikë

nga Kaltrina Berila18 qershor 2021


Reperi i njohur, Vig Poppa, tashmë disa kohë nuk është shumë aktiv në tregun muzikor, e arsyen për këtë mungesë e ka bërë të ditur vet ai.
Vigani ka treguar se është duke jetuar dhe studiuar në Suedi, e që kjo po e “pezullon” ndoshta që të jetë aktiv si më parë e të sjell hite siç di ai.
Tutje ai ka shtuar se nuk do të jetë aktiv si më parë, por nuk do t’i mungojë dëgjuesve të muzikës që ai kultivon.
Vig Poppa ishte i hapur në pyetjet që kishin ndjekësit e tij në Instagram, ku tregoi se edhe me kë do të bashkëpunonte, duke përmendur emra të ndryshëm të skenës muzikore si Elvana Gjata, Singullar, e nuk hezitoi të tregonte se nëse do të zgjidhte dikë për një duet në muzikën popullore, do të ishte Sinan Vllasaliu.
Projekti fundit nga Vigani është bashkëpunimi me Dj Geek, “Futja Kepën”, e cila u mirëprit nga publiku./21Media

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →