VMRO kanë theksuar se tani përgjegjësia bie mbi Zaevin
Zoran Zaev me vetëdije ka mbajtur peng krizën në Maqedoni, ndërsa ka mundur tre muaj më parë të pranoj ofertën e VMRO-DPMNE-së, që të refuzoj platformën dhe të përfundoj kriza thonë përmes një komunikate për media nga VMRO-DPMNE, shkruan TV21.TV
“Tani tërë përgjegjësia mbetet te Zaevi. Ai duhet të zgjedh nëse do ta hedh poshtë dygjuhësinë e bankënotave, uniformave dhe miratimin e rezolutës për gjenocid ndaj shqiptarëve ose do ta shkel fjalën dhe do të niset në anën e kundërt të premtimeve të dhëna para popullit të tij”, thuhet në kumtesën nga VMRO-DPMNE./21Media








