RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vodhën banesa në Itali, u arrestuan tre shqiptarë

nga Egzona Mehmeti6 janar 2020

Ata tentuan të godasin policët

Autoritet italiane arrestuan tre shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen se kanë vjedhur dy banesa në Cambiasca në Itali.

Mediat italiane raportojnë se policia ishte vënë në ndjekje të tre hajdutëve shqiptarë, të cilët tentuan të shpëtojnë, duke u hedhur nga makina.

“Ata dolën nga makina, kurse më pas tentuan të godasin edhe policët. Tre shqiptarë u arrestuan mes natës së 4 dhe 5 janarit në afërsi të Verbanias. Të tre dyshohet se kanë vjedhur dy banesa në komunën e Cambiascas”, njoftojnë karabinierët./oranews

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →