Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Von Cramon: Nëse Ukraina merr statusin e kandidatit, duhet t’i japim diçka edhe Kosovës

nga Kaltrina Berila20 qershor 2022

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Viola von Cramon deklaroi dje në Sarajevë se në rast të dhënies së statusit kandidat Moldavisë dhe Ukrainës, duhet t’u jepet diçka edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Ne parlamentarët evropianë themi gjithmonë se në rast se statusi kandidat i jepet Moldavisë dhe Ukrainës, ne gjithashtu duhet t’u japim diçka vendeve të Ballkanit Perëndimor për të treguar se jemi të besueshëm dhe se besimi tek ne nuk është humbur plotësisht”, tha eurodeputetja, transmeton rtv21.tv.
I pyetur nga gazetarët se çfarë do të thotë rivendosja e besueshmërisë, von Cramon tha se ishte një status kandidat për Bosnje dhe Hercegovinën, hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe liberalizimi i vizave për Kosovën./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →