Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur sonte në një incident në Pejë.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Driton Rugova ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:20 në afërsi të Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.
“Nga kjo ngjarje kanë qenë 3 të plagosur, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës. Ekipet mjekësorë e kanë konfirmuars se dy prej tyre kanë ndërruar jetë ndërsa i treti është i plagosur”, ka thënë Rugova për portalin rtv21.tv.
Zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti për portalin rtv21.tv ka thënë se në Spital kanë arritur dy persona pa shenja jete.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi për portalin rtv21.tv ka thënë se prokurori i krimeve të rënda është në vendin e ngjarjes me njësitë relevante, mirëpo për rrethanat e ngjarjes ai tha se është shumë herët të konstantohen./21Media









