Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të diele 18 shtator 2022 në Shkodër.
Një djalë i ri ka mbetur i vrarë pranë kryqëzimit të Kirasit.
Viktima është një djalë i ri 19-vjeçar, shtetasi E.Xh. Ai ka qenë brenda në lokal në momentin kur ka ndodhur krimi.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
Autori apo autorët e ngjarjes janë larguar menjëherë pas ngjarjes.
Pritet që kamerat e sigurisë të ndihmojnë në identifikimin e tyre.
Policia bëri me dije se në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët të cilët vranë një të ri në Shkodër mbrëmjen e sotme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Policia ka ngritur postoblloqe në disa pika./oranews