Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Vritet një lider i grupit terrorist

nga Egzona Mehmeti29 prill 2017

Në Filipine është vrarë lideri i grupit terrorist

Një komandant i grupit militant islamik, i njohur për rrëmbimin e të huajve, u vra në një përplasje me trupat qeveritare në Filipine.

“Lideri i grupit terrorist Abu Sayyaf, Alhabsi Misaya, u vra të premten pas një shkëmbimi zjarri me ushtarët në qytetin Indanan, në ishullin Jolo, 1000 kilometra në jug të Manilës”, njoftoi gjenerali Eduardo Ano.

“Komandanti ekstremist i Abu Sayyaf që u vra nga trupat e njësive detare, konsiderohet si një nga rrëmbyesit më famëkeq në Filipinet jugore”, theksoi Ano.

Ai shtoi gjithashtu se autoritetet nuk do të japin detaje të mëtejshme për incidentin, pasi kjo mund të rrezikonte operacionet pasuese.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →