Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vritet një person në Prishtinë

nga B.K25 shtator 2022

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur sot në Kolovicë të Prishtinës.
Lidhur me rastin një person është shoqëruar në stacionin policor.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është njoftuar nga policia për një rast që ka ndodhur sot në Kolovicë, me ç’rast e njejta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njesitë e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obdusion, derisa një person tjetër është shoqëruar në stacion policor”, ka thënë Ulaj.
Ajo ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →