Një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë sonte rreth orës 22:00 në Prishtinë
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, ka thënë Ahmeti.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i ka thënë portalit rtv21.tv se i njëjti ishte dërguar i vdekur në QKUK./21Media











