🏛️ Politikë
Vuçiq: Do të kemi shumë probleme me provokimet e Kurtit
nga Venera Grabanica8 shtator 2024
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se vendin e tij e presin siç i quajti “shumë probleme në lidhje me Kosovën” dhe “provokimet e vazhdueshme të Albin Kurtit”.
Vuçiq në një paraqitje për mediat tha se do të ketë vizita të shumta të rëndësishme në periudhën e ardhshme.
“Do të kemi shumë probleme sa i përket situatës në Kosovë, provokimeve të vazhdueshme të Albin Kurtit. Tash na vjen presidenti izraelit, së shpejti vijnë Kombet e Bashkuara. Shumë vizita dhe para tyre Brukseli. Shumë vizita, ngjarje të rëndësishme.Le ta shtyjmë Serbinë përpara”, tha Vuçiq, raporton Kosovo Online.
Këto deklarata të tij vijnë pas zhvillimeve të fundit në veri ku autoritetet e Kosovës mbyllën edhe pesë objekte të komunave ilegale.










