Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

​Vuçiq e quan “trim” serbin e arrestuar Sreçko Sofronijeviq nga Policia e Kosovës

nga Venera Grabanica14 prill 2024
​Vuçiq e quan “trim” serbin e arrestuar Sreçko Sofronijeviq nga Policia e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas arrestimit të serbit Sreçko Sofronijeviq nga Policia e Kosovës në Bërnjak.

Sreçko Sofronijeviq nga Zveçani po kërkohej nga autoritetet kosovare për pjesëmarrje në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e kontrabandës.

Ndërsa Sofronijeviq është ndaluar për 48 orë, presidenti Vuçiq tha se dje “autoritetet e Prishtinës kanë arrestuar një burrë jashtëzakonisht trim, i cili më parë ishte plagosur nga terroristët shqiptarë”.

“Terroristët shqiptarë them me qëllim, sepse kur thonë se e kanë bërë policët e tyre, ata policë kanë qenë terroristë se nuk kanë pasur të drejtë të jenë në veri të Kosovës. Aty ka mundur të ekzistojnë vetëm policë rajonalë që do të jenë të kombësisë serbe, e jo njësi speciale që do të dërgojnë disa terroristë”, tha Vuçiq.

Ai ka theksuar se Sofronijeviq po “persekutohet” për prishjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Dua t’ju informoj se sapo prokuroria jonë dhe Ministria e Punëve të Brendshme të vendosin të kryejnë plotësisht punën e tyre dhe besoj se nga java e ardhshme do të jenë të gjithë ata që shkelin Kushtetutën e Republikës së Serbisë, dhe që ndodhen atje ku ne kemi fuqi efektive, ata do të ndiqen, të arrestohen dhe të procedohen nga autoritetet kompetente të Serbisë”, tha Vuçiq.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →