Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

VV paralajmëron takim me LDK-në

nga Kaltrina Berila10 dhjetor 2019

VV pret Kurtin të kthehet në Kosovë

Takimi i radhës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për të biseduar për arritjen e një koalicioni qeverisës ende nuk është caktuar. Por VV beson se një takim i tillë do të ndodhë pas kthimit të kreut të VV-së, Albin Kurtit në Kosovë.

Këtë e ka thënë për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka.

“Kur do të takohen nuk e dijmë, por besojmë që pas kthimit të Kryetarit Kurti në Kosovë do të ketë takim mes VV-së dhe LDK-së në drejtim të arritjes së koalicionit dhe krijimit të qeverisë së re”, ka thënë Manxhuka duke mos treguar se kur mund të kthehet Kurti në Kosovë.

Lideri i VV-së, Albin Kurti gjendet në Gjermani ku mori pjesë e konferencën për dialogun në Ballkan e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim” e cila u mbajt më 6 dhjetor.

Tashmë janë bërë 2 muaj që nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe ende pa ndonjë marrëveshje konkrete për formimin e institucioneve të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme ka dalur e para kështu duke marrë 29 ulëse në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës, një më pak 28./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →