Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ylli i Arsenalit pritet të mungojë në ndeshjen kundër Leeds

nga B.K30 mars 2023
Ylli i Arsenalit pritet të mungojë në ndeshjen kundër Leeds

William Saliba pritet që t’i mungojë Arsenalit në ndeshjen e Premier Ligës kundër Leeds United, pasi që mbrojtësi francez po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi në shpinë.

Saliba ka humbur vetëm një ndeshje të Arsenalit këtë sezon, kështu duke e formuar një partneritet tejet të fortë në mbrojtjes me brazilianin, Gabriel.

Por, Saliba u detyrua që të largohet nga ndeshja, në humbjen e Arsenalit në Ligën e Evropës nga Sporting Lisbona, për shkak të një lëndimi në shpinë.

Saliba mungoi në ndeshjen e fundit të Arsenalit kundër Crystal Palace, të cilën “Topçinjtë” e fituan me rezultat 4:1, dhe më pas u largua nga grumbullimi në Kombëtaren e Francës.

Në stërvitjen e sotme para ndeshjen së nesërme me Leeds, u vërejt mungesa e William Salibas dhe Eddie Nketiah.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →