Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

YouTube bllokon televizionin e parlamentit rus

nga Miranda Beqaj9 prill 2022

YouTube ka bllokuar Duma TV, i cili transmeton nga dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë.
Të shtunën, një mesazh në YouTube tha se kanali televiziv Duma ishte bllokuar për shkak të një shkelje të kushteve të shërbimit të YouTube.
Masa provokoi një reagim të menjëhershëm të zemëruar nga zyrtarët rusë.
“YouTube ka qenë nën presion nga rregullatori rus i komunikimeve Roskomnadzor dhe zyrtarët u përgjigjën shpejt”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.
Mbikëqyrësi rus i komunikimit tha se i kishte kërkuar Google të rivendoste menjëherë aksesin në kanalin Duma./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →