Askush nuk negocion me Micksokin pohon kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pasi që dje shefi i opozitës tha se po negocion për shumicë të re edhe me parti që janë pjesë e koalicionit me LSDM.
Zaev për paralajmërimet e tilla të Mickoskit tha se ndoshta mund të ndodh e kundërta – partnerët e koalicionit të DPMNE t’i bashkohen shumicës parlamentare.
Në lidhje me spekulimet se për shkak të mosmarrëveshjeve në LSDM, Partia për lëvizje të turqve e Enes Ibrahim, mund të largohet nga koalicioni, Zaev pohon se është i bindur se kjo gjë nuk do të ndodhë.









