Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Zaev thotë se nuk ka shumicë të re qeveritare

nga Venera Grabanica20 tetor 2021

Nga selia e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut është deklaruar lideri i saj, Zoran Zaev.
Fokusin e ka vendosur në informacionet e fundit se gjoja do të ketë shumicë parlamentare, bazuar kjo në rezultatin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Zaev thotë se shumica aktuale parlamentare është stabile dhe e bashkuar, vazhdon rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Falenderoj partnerët e koalicionit të cilët sot, gjatë ditës, treguan qartë se mbetemi bashkë janë të përkushtuar për rrugën drejt BE-së që shteti të vazhdojë të ecë parë. Në këto momente është shumë me rëndësi që të jemi të bashkuar në përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve dhe në sigurimin e ardhmërisë më të mirë për popullin tonë. Sot u hodhën poshtë të gjitha dezinformatat se kemi shumicë të re. Sot u vërtetua qartë se kemi shumicë qeveritare dhe koalicion stabil, të bashkuar që e dërgon popullin tonë përpara, fuqishëm dhe të bashkuar”./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →