Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zbulohet laboratori i drogës në Prizren, kapen tre persona

nga Venera Grabanica23 prill 2025
Zbulohet laboratori i drogës në Prizren, kapen tre persona

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë Gjakovë, pas një hetimi disa mujor, sot kanë zhvilluar një aksion në Prizren, ku është zbuluar një laborator droge dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Të pandehurit, nga data e pavërtetuar dhe në vazhdimësi deri më datë 23.04.2025, në Prizren, pa autorizim dhe në bashkëkryerje, kultivojnë bimën kanabis sativa (marihuanë), me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.

Ata në një objekt të mbyllur krijojnë një laborator të brendshëm, ku kanë kultivuar dhe kanë rritur rreth 200 bimë kanabis sativa, kanë bërë tharjen e tyre, dhe i kanë përgatitur për shitje në treg.

Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”,

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →