Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do t’u drejtohet liderëve botërorë të mbledhur në Davos, Zvicër, për Forumin Ekonomik Botëror (WEF).
Asnjë zyrtar apo kompani ruse nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen ndërkombëtare të liderëve politikë dhe industrialë.
“Kërkesa kryesore për të gjithë botën këtu është: mos ndaloni së mbështeturi Ukrainën”, u tha gazetarëve deputetja ukrainase, Ivanna Klympush-Tsintsadze në prag të samitit, shkruan BBC.
Samiti nuk është mbajtur që nga janari 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit. Një forum virtual është zhvilluar në vitin e kaluar./21Media









