Zelensky kërkon që vendet prodhuese të energjisë të rrisin prodhimin e naftës dhe gazit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u kërkoi vendeve prodhuese të energjisë në Forumin e Dohas në Katar të shtunën të rrisin prodhimin e naftës dhe gazit për të shmangur “shantazhin” global të Rusisë.
”E ardhmja e Evropës varet nga përpjekjet tuaja, unë ju kërkoj të rrisni prodhimin e energjisë për të siguruar që e gjithë Rusia ta kuptojnë se ne mund t’i shmangemi prodhimit të saj. Katari mund të japë kontributin e tij në stabilizimin e Evropës”, tha Zelensky.
Zelensky gjithashtu iu referua vendeve të tjera të goditura nga konflikti, duke thënë se rendi ndërkombëtar duhet të mbrohet jo vetëm për Ukrainën, por për Afganistanin, Irakun dhe Jemenin.
Presidenti ukrainas paralajmëroi gjithashtu për efektin e mundshëm që pushtimi po ka në eksportet e ushqimit nga Ukraina./21Media







