Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky lëshon paralajmërimin e fundit për bashkëpunëtorët pro-rusë

nga Miranda Beqaj2 prill 2022

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky në fjalimin e tij këtë mëngjes kishte një mesazh për liderët pro-rusë të instaluar në qytetet e pushtuara.

Duke iu referuar marrjes së lidershipit si një shaka shumë ”1 prilli”, Zelensky i përshkroi liderët si “Gauleiters” të përkohshëm. (Një referencë për udhëheqësit e distrikteve në Gjermaninë naziste).

”Ata nuk do të zgjasin shumë”, tha ai.

Zelensky tha se Moska kishte kërcënuar punonjësit e ndërmarrjeve dhe autoriteteve për të bashkëpunuar me këta të emëruar të mashtruar. Por ai tha se çdo bashkëpunim me udhëheqës të tillë do të kishte pasoja.

“Do të ketë probleme për bashkëpunimin me ta ose me pushtuesit drejtpërdrejt. Ky është paralajmërimi i fundit”, shtoi Zelensky./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →