Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky zëvendësoi bashkëpunëtorët e tij

nga B G30 mars 2024
Zelensky zëvendësoi bashkëpunëtorët e tij

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkarkoi disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë – Serhiy Shefir nga pozita e ndihmësit të parë të kreut të shtetit dhe tre këshilltarëve – Oleh Ustenko, Serhiy Trofimov dhe Mykhailo Radutsky.

Urdhrat për shkarkimin janë publikuar në faqen zyrtare të Presidentit të Shtetit, sipas Ukrinform.

Shefir u emërua ndihmës i parë i kreut të shtetit më 21 maj 2019. Ustenko mbajti postin e këshilltarit të kreut të shtetit nga 28 maj 2019 dhe Radutsky nga 30 korriku 2019. Trofimov u emërua si këshilltar i Zelensky më 4 nëntor 2020, pasi ai u shkarkua nga posti i zëvendësshefit të parë të kabinetit të presidentit në të njëjtën ditë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →