Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Zemaj: Janë siguruar mbi 100 mijë vaksina Pfizer për qytetarët e Kosovës

nga E.Bullaku30 mars 2021



Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka bërë të ditur se COVAX ka siguruar 100 mijë e 620 vaksina antiCOVID të Pfizer-BioNTech për qytetarët e Kosovës.
Zemaj ka thënë se këto vaksina do të vijnë në qershor.
“Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës. Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave. Ju faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Zemaj në FaceBook./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →