🇽🇰 Kosova
”Zgjedhjet e ardhshme në vjeshtë” Rexhaj: Sa herë që VV del e para, Kosova do të shkojë në zgjedhje
nga Venera Grabanica7 qershor 2026
Në emisionin Click në RTV21, analisti Arton Muhaxheri vlerësoi se vendi rrezikon të mbetet në një cikël të vazhdueshëm zgjedhjesh për aq kohë sa, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të ndërtojë ura bashkëpunimi me partitë e tjera politike.
Muhaxheri tha se problemi qëndron te mungesa e kompromisit dhe dialogut politik nga ana e liderit të VV-së, Albin Kurti.
“Sa herë që VV del e para, Kosova do të shkojë në zgjedhje, sepse kemi një lider të kësaj partie që nuk njeh kompromisin dhe as gjuhën e dialogut partiak. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vjeshtë”, deklaroi Muhaxheri.
Ai shtoi se sfidat më të mëdha për Kurtin mund të vijnë nga vetë partia që ai drejton.
“Albini ka me u rrëzu prej VV-së, prej vetvetes”, u shpreh Muhaxheri.











