Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, AFA: Proces demokratik dhe i rregullt, nevojiten institucione të reja

nga Gentrita Xhemajli8 qershor 2026
Zgjedhjet në Kosovë, AFA: Proces demokratik dhe i rregullt, nevojiten institucione të reja

Organizata Albanians for America ka përgëzuar qytetarët e Kosovës, institucionet përgjegjëse dhe subjektet politike pjesëmarrëse për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në një atmosferë demokratike, paqësore dhe të rregullt.

Në një reagim publik, AFA vlerësoi se procesi zgjedhor dëshmoi edhe një herë pjekurinë demokratike të qytetarëve të Kosovës, duke theksuar se vullneti i tyre u shpreh lirshëm dhe në përputhje me standardet demokratike.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, organizata u bëri thirrje të gjitha partive politike që të tregojnë përgjegjësi shtetërore, të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të punojnë drejt arritjes së kompromisit për formimin e institucioneve të reja.

Sipas AFA-së, Kosova ka nevojë për institucione funksionale, zgjedhjen në kohë të presidentit të vendit dhe një qeveri stabile që do të vazhdojë forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe rrugëtimin euroatlantik.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë lidership që ndërton ura bashkëpunimi dhe garanton stabilitet, progres dhe integrim të mëtejshëm në familjen euroatlantike”, thuhet në reagim.

AFA ritheksoi mbështetjen e saj për Kosovën dhe aspiratat e saj për integrim të plotë në strukturat euroatlantike, duke theksuar se e ardhmja e vendit ndërtohet mbi demokracinë, partneritetin dhe unitetin shtetëror.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →