Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zhvillimet e fundit në ditën e 20-të të luftës Rusi-Ukrainë

nga Egzona Mehmeti15 mars 2022

Kryebashkiaku i Kievit tha se kryeqyteti po hyn në një “moment të rrezikshëm” dhe ka shpallur një shtetrrethim të vazhdueshëm nga sonte deri të enjten. Autoritetet thanë se katër persona u vranë mëngjesin e sotëm në sulmet e reja në qytet.
Bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës vazhdojnë sot.
Mbretëria e Bashkuar sanksionon 370 rusë si dhe vendos kufizime të reja tregtare për mallrat luksoze ruse dhe vodkan, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
BE njoftoi një raund të katërt sanksionesh.
Kryeministrat polakë, çekë dhe sllovenë po udhëtojnë me tren për në Kiev, ku planifikojnë të takohen me Presidentin Volodymyr Zelensky.
Në Rusi, gazetarja që protestoi kundër luftës live në edicionin e lajmeve është aktualisht në gjyq, në një gjykatë në Moskë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →