Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zjarr në një ndërtesë, 2 persona të vdekur

nga Kaltrina Berila10 dhjetor 2018

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Reggio Emilia në Itali

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat 4 katësh në afërsi të stacionit hekurudhor duke shkaktuar 2 viktima, burrë dhe grua me kombësi kineze.

Trupat e dy viktimave janë gjetur në shkallët e pallatit në përpjekje për të shpëtuar.

Rreth 40 banorë të pallatit kanë mbetur të asfiksuar nga tymi, mes të cilëve ka edhe fëmijë.

Nga të plagosurit, 2 minorenë dhe 1 grua raportohen se janë në rrezik për jetën. Ata janë transportuar me helikopterë në spitalin e Fidenzas.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë reparti i zjarrfiksëve dhe i ndihmës së shpejtë.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →