RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zjarr nga Veterniku në Emshir

nga Kaltrina Berila9 mars 2025
Zjarr nga Veterniku në Emshir

Një zonë nga Veterniku në Emshir në Prishtinë është përfshirë nga zjarri të dielën.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.

Ai ka konfirmuar se zjarri është shuar rreth orës 14:40.

“Nga zjarri është përfshi zonë e madhe nga Veterniku në Emshir”, ka thënë Gashi.

Gashi ka deklaruar se nuk dihen shkaqet e këtij zjarri që ka kapluar këtë zonë të kryeqytetit, megjithatë e ka cilësuar si zjarr fushor./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →