RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Zjarri në Sallën Universale në Shkup, arrestohen tre punëtorë të ndërtimit

nga Kaltrina Berila9 prill 2024
Zjarri në Sallën Universale në Shkup, arrestohen tre punëtorë të ndërtimit

MPB njoftoi se janë arrestuar tre punëtorë të ndërtimit që i kanë kryer detyrat e punës në momentin e shpërthimit të zjarrit brenda sallës universale, shkruan TV21.

Policia njoftoi se menjëherë pas denoncimit për zjarr, në vendngjarjen kanë shkuar nëpunësit policorë dhe Brigada e zjarrfikësve, dhe rreth orës 11.30 zjarri është shuar.

Siç thuhet në kumtesë, me automjetin e Ndihmës së parë, në Klinikën e Toksikologjisë janë dërguar dy persona për shkak të thithjes së tymit. Nga ana e ekipeve të EVN-së në rrethinë e Sallës universale është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, gjatë kësaj në një prej ndërtesave përreth, u bllokuan në ashensor dy gra të cilat janë shpëtuar nga njësia e policisë për intervenim të shpejt./TV21

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →