RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Aksion në Vërmicë, pranga për kosovarin që dyshohet për kontrabandë migrantësh

nga B G29 korrik 2026
Aksion në Vërmicë, pranga për kosovarin që dyshohet për kontrabandë migrantësh

Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar Vërmicë mes Kosovës e Shqipërisë, nën dyshimin për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.

Sipas Policisë së Kosovës, ai u kap në flagrancë rreth orës 01:20, derisa po transportonte me automjet tre meshkuj, shtetas të Pakistanit.

Viktimat e rastit janë duke u trajtuar në përputhje me dispozitat e Ligjit për të Huajt.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ky është rasti i tretë i raportuar nga policia brenda një jave për kontrabandim me migrantë në këtë pikë kufitare. Herën e parë u ndaluan dy somaleze, që kishin pranuar se hynë ilegalisht nga Shqipëria, ndërsa në të dytën u kap një kosovar që po transportonte katër shtetas të Pakistanit.

Edhe në këto dy raste, migrantët, siç thotë policia, u trajtuan sipas dispozitave të Ligjit për të Huajt.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →