Klubi saudit Al Hilal ka shokuar botën e futbollit me ofertën që ia ka dorëzuar ekipit francez PSG, për të blerë shërbimet e yllit Kylian Mbappe.
Klubi saudit i ka dërguar PSG-së një ofertë prej 300 milionë euro në mënyrë që të hapë negociatat për të nënshkruar me Mbappen menjëherë.
Kjo do të ishte një shifër e rekordit botëror, më e madhja ndonjëherë në futboll.
Sipas gazetarit Fabrizio Romani, paga vjetore e Mbappes do të shkonte deri në 700 milionë euro, me 13.4 milionë euro pagë javore. /21Media










