Tre burra janë arrestuar nën dyshimin se organizuan skema piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm në një lokal në Gjakovë.
Policia ka bërë të ditur se sonte në orët e pasdites, si rezultat i hetimeve të zhvilluara është realizuar kontroll në lokalin e të dyshuarit F. M., në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë kuedhe janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale katër aparate të llojit “APEX”.
Personat e arrestuar janë: F. M., mashkull, i lindur në vitin 1987, (pronari i lokalit), M. GJ., mashkull, i lindur në vitin 1989, dhe F.F., mashkull, i lindur në vitin 1968.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Po ashtu me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari me inicialet F. M., është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit te tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./21Media








