Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tre të arrestuar për skema piramidale dhe bixhoz

nga Kaltrina Berila17 janar 2025
Tre të arrestuar për skema piramidale dhe bixhoz

Policia e Kosovës ka njoftuar se në raste të ndara ka arrestuar tre të dyshuar për skema piramidale, dy prej të cilëve dyshon edhe për veprën penale “bixhoz”.

Dy raste kanë ndodhur në Podujevë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një lokal ka zhvilluar veprimtari ilegale. Njësiti policor në cilësi të provave materiale ka sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, dy laptop, tri aparate për printim të tiketave, tiketa të shtypura dhe një shume të parave prej 292 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovë.

Edhe në rastin tjetër i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një lokal ka zhvilluar veprimtari ilegale. Njësiti policor në cilësi të provave materiale ka sekuestruar katër aparate të lojërave dhe 1305 euro”, thuhet në raportin 24-orësh.

Ndërsa një rast tjetër ka ndodhur në Prizren, ku i arrestuari dyshohet vetëm për organizim të skemave piramidale.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është duke organizuar dhe shpërnda baste online. Me date 16.01.2025 i dyshuari është arrestuar dhe nga ai në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një telefon mobil. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →