Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Debat i fortë në “Click” të RTV21 mes Kuçit dhe Canajt, ”Po e sulmon Hashim Thaçin”

nga Venera Grabanica12 maj 2026
Debat i fortë në “Click” të RTV21 mes Kuçit dhe Canajt, ”Po e sulmon Hashim Thaçin”

Në emisionin Click në RTV21, është zhvilluar një debat i ”ashpër” mes analistit politik Blerim Canaj dhe përfaqësueses së PSD-së, Natyra Kuçi, ku u diskutua për politikat ekonomike dhe rritjen e pagave gjatë fushatave zgjedhore.

Kuçi tha se praktika e rritjes së pagave gjatë fushatave nuk është e re dhe se është përdorur edhe më herët në politikën kosovare, duke përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Edhe Thaçi në kohë fushate ka rritur rroga. Kurti e ka bërë të njëjtën gjë”, tha Kuçi.

Debati u tensionua kur Canaj reagoi duke e interpretuar deklaratën si sulm politik ndaj figurave të caktuara.

“Sa i përket populizmit, unë jam profesor dhe e kuptoj. Ti po e sulmon Hashim Thaçin”, tha Canaj.

Kuçi e mohoi këtë interpretim dhe u përgjigj ashpër:

“Jo, nuk jam duke e sulmuar, por ti nuk po merr vesh”, u shpreh ajo.

Debati vazhdoi me diskutime mbi mënyrën e përdorimit të masave ekonomike gjatë fushatave zgjedhore dhe ndikimin e tyre tek qytetarët./RTV21/21Media

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →