RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Ju xixëllojnë sytë për ministri”, debat i fortë mes Canajt dhe Behramit në Click

nga V.G21 korrik 2026
“Ju xixëllojnë sytë për ministri”, debat i fortë mes Canajt dhe Behramit në Click

Një debat i ”tensionuar” është zhvilluar në emisionin Click mes analistit Blerim Canaj dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, lidhur me mundësinë e një koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.

Gjatë debatit, Canaj deklaroi se Vetëvendosje nuk ka interes të hyjë në koalicion me PDK-në, duke akuzuar këtë të fundit se është e interesuar për poste qeveritare.

“VV nuk bën koalicion me ju. Shumë ju xixëllojnë sytë për ndonjë pozitë ministri”, u shpreh Canaj.

Behrami reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate, duke ia kthyer akuzën analistit.

“Jo më shumë juve po ju xixëllojnë sesa neve. Nuk e di pse e keni këtë merak për koalicionin”, iu përgjigj Behrami.

Debati mes tyre u zhvillua në kuadër të diskutimeve për zhvillimet e fundit politike dhe mundësitë për krijimin e një shumice të re qeverisëse në Kosovë.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →